11:35 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk ka kuorum, seanca shtyhet për nesër

Për shkak të bojkotimit të seancës plenare nga partitë opozitare, seanca do të vazhdojë nesër me të njëjtat pika të rendit të ditës.

Konsensusi për të vazhduar seanca sot nuk është arritur as pas takimit disa minutash mes kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe shefave të grupeve parlamentare.

Pas takimit, Veseli tha se në rrethanat e krijuara nuk mund të vazhdojë seanca plenare.

“Në rrethanat në të cilat jemi vazhdimi i seancës do të jetë ditën e nesërme me pikat e njëjta”, tha shkurt Veseli.