23:20 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gjelbrim

Nuk ka lider në Grupin H, Benfica dhe PSG ndahen baraz

Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Benficas.

Një moment magjie i Messit, ishte krejt çka dhuroi ekipi parisien në këtë takim, me Benfican që nuk i la hapësira për të shënuar gola tjerë.

Në minutën e 22-të, Messi pranoi një top të bukur nga Neymar dhe me të parën e dërgoi topin në rrjetë për 0:1.

Por, tre minuta para fundit të pjesës së parë, shifrat u barazuan nga një autogol i Danilos.

Më, ndeshja nuk prodhoi gola dhe dy ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë të fituar.

Me këtë barazim, tani PSG dhe Benfica kanë nga shtatë pikë në pozitën një, respektivisht dy.