Nuk ka pritje të gjata në Merdare, ishte gabim teknik i QMK-së (Foto)
Qendra Kombëtare për Menaxhimin kufitar më herët njoftoi se pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në Merdarë janë deri në 10 orë.
Përkatësisht, 500-600 min dhe kolona të gjata prej 3500 metra.
Mirëpo, kjo e dhënë është e gabuar pasi një nga mërgimtarët për Indeksonline ka treguar se nuk ka kolona në dalje të Merdarës.
Ai ka dërguar edhe fotografi ku shihet se numri i veturave që po presin është i vogël.
Ndërsa, të pyetur Qendra menaxhuese për kufi, kanë thënë se ka qenë një gabim teknik.
Aktualisht, pritjet në dalje të kësaj pike kufitare janë 40-60 minuta./Indeksonline/