21:19 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

“Nuk kam frikë nga koronavirusi”, i riu lëpin produktet në Supermarket

Një i ri nga Misuri i SHBA-ve ka filmuar veten duke lëpirë shampo, në raftin e një supermarket, duke rrezikuar kështu së tepërmi të infektohet me koronavirusin e ri. Gjatë xhirimit ai dëgjohet teksa thotë: “Kush ka frikë nga koronavirusi”, dhe më pas nxjerr gjuhën dhe lëpin me shpejtësi të gjithë gjatësinë e raftit, ku ndodheshin shampot.

Identiteti i të riut ende nuk është bërë i ditur, por autoritetet policore kanë bërë thirrje qytetarëve që të japin informacion, për të bërë të mundur arrestimin e tij. Video u komentua edhe nga prezantuesi në emisionin e mëngjesit, të një televizioni në Britani, Pires Morgan. Ai u shpreh që i riu të burgoset dhe nëse diagnostikohet si mbartës i koronavirusit, të mos i lejohet kujdesi mjekësor.

“E dini çfarë do të doja të ndodhte me të? Unë do të doja që ai të arrestohet dhe të futet në burg. Dhe nëse do të ketë nevojë për ndonjë kujdes shëndetësorë të mos i lejohet kjo e drejtë”, u shpreh prezantuesi.

Sakaq, kujtojmë që deri më tani në Shtetet e Bashkuara, janë konfirmuar rreth 35,000 mijë persona të diagnostikuar me virusin famëkeq, ndërsa numri ka shkuar në 471 persona.