”Nuk kam nevojë për shiritin e kapitenit që të jem lider” – thotë Pogba
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba thotë se nuk e ka synim të jetë kapiten i Francës dhe se mendon që mund të ketë ndikim te skuadra dhe vendi i tij pavarsisht nëse e mbanë shiritin e kapitenit apo jo.
Jose Mourinho, muajin e kaluar, ia mori shiritin e zëvendës-kapitenit mesfushorit francez pas prishjes së raporteve mes dyshes së lartëcekur në këtë fillim të dobët sezoni në Premier League.
Pasi u largua nga Man Unitedi drejt Kombëtares së Francës, 25-vjeçari ka folur në lidhje me aspiratat e tij për shiritin e kapitenit, transmeton IndeksOnline.
Pogba tha për L’Equipe: ”Kurrë nuk kam luajtur për Francën që të bëhem kapiten. Të jem këtu, është diçka e madhe për mua”.
”Ju nuk duhet të jeni kapiten që të flisni. Një lider nuk është dikush që e mbanë shiritin”.
”Si lider, ju mund të flisni në fushë, por kam parë liderë që gjithsesi nuk flasin, si për shembull, Andrea Pirlo”./IndeksOnline/