19:57 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Nuk kryen punë as Muriqi, Lazio mposhtet nga Bologna

Skuadra e Lazios u mposht nga Bologna në xhiron e 24-të të Serie A-së.

Bologna ishte dukshëm më e mirë në lojë, duke befasuar ekipin e Inzaghit, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë takim i shënuan: Mbaye dhe Sansone.

Kujtojmë që Ciro Immobile humbi një penallti gjatë pjesës së parë – me që rast në minutën e 64’të liroi vendin për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Megjithatë inkuadrimi i Muriqit nuk luajti rol të madh në ndeshje – pasi takimi përfundoi me pa gola nga radhët e Lazios.

Me humbje, Lazio mbetët në pozitën e gjashtë me 43 pikë, kurse Bologna në pozitën e 11 me 28 pikë./IndeksOnline/