17:17 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Nuk kthehem më te Barça, stili im i përshtatet më shumë Realit”

Gerard Deulofeu, i cili është produkt i akademisë, ”La Masia”, por aktualisht luan te Watfordi, ka zbuluar se ai u ndje i ”tmerruar” kur njerëzit iu referoheshin atij si ”Messi i ri”.

Në një intervistë me Watford Observer, ai gjithashtu e ka mohuar mundësinë e rikthimit te Barcelona pasi tentoi dy herë – dhe dështoi.

Lidhur me krahasimet e tij me Messin, Deulofeu tha: ”Kjo ishte e vështirë – kur unë isha i ri, isha i tmerruar”.

Image result for gerard deulofeu

”Çdo ditë në media e lexoja se më quanin ‘Messi i ri’ dhe kjo nuk është gjë e mirë për një lojtar të ri”.

Dhe në lidhje me një rikthim të mundshëm në ”Camp Nou”, Deulofeu ishte i qartë.

”Unë jam një ish-lojtar i Barcelonës, por ndoshta stili im është më i ngjashëm me atë të një lojtari të Real Madridit apo Man Cityt”.

Image result for gerard deulofeu

”Të luash te Barça është shumë e vështirë dhe nganjëherë unë nuk e kisha shansin dhe besimin e klubit”, shtoi Deulofeu./IndeksOnline/