09:20 / E Martë, 18 Korrik 2023 / LB

“Nuk kthehem në Europë, aty vlen vetëm Premier League”, CR7 “thumbon” Messin për kalimin në MLS

Cristiano Ronaldo është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur duke u transferuar në Arabinë Saudite tek skuadra e Al-Nassr. Portugezi la kampionatin anglez në merkaton e janarit duke mbyllur historinë e tij me Manchester United, por edhe me futbollin në Europë pasi së fundmi, CR7 thekson se nuk do të rikthehet më në Kontinentin e Vjetër.

Pas ndeshjes miqësore që Al-Nassr zhvilloi me Celta Vigon, 38-vjeçari u shpreh se nuk do të luaj sërish në Europë ndërsa nuk ngurroi të theksonte se futbolli në Europë ka humbur cilësitë e dikurshme ndërsa veçoi vetëm Premier League si kampionatin që ja vlen të luash.

“Kur u bashkova me Juventusin, Serie A ishte e “vdekur”. Por, pasi unë firmosa pati një ringjallje. Kudo që shkon Cristiano Ronaldo interesi rritet dhe kjo është e dukshme. Më kanë kritikuar për transferimin në Arabinë Saudite, po tani që të gjithë po vijnë këtu? Unë hapa rrugën dhe të gjithë futbollistët nuk e nënvlerësojnë më një ofertë nga Arabia.