09:08 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / MSH

“Nuk më donte trajneri”, James Rodriguez ia lë fajin Benitezit

James Rodriguez i mahniti të gjithë në Botërorin e Brazilit, por më së shumti klubin e Real Madrid që shpenzoi 80 milionë euro për ta transferuar nga Monaco.

Sezoni i parë në Spanjë ishte i mirë, më 13 gola në 29 ndeshje si titullar, por më pas gjërat nisën të ndryshonin dhe nuk ishte më aq i preferuar për ta nisur nga fillimi, derisa më pas u huzuar për dy vite te Bayern Munich, që në fund nuk e bleu.

Reali sërish nuk e llogariste dhe në vitin 2020 e mori Everton, që drejtohej nga Carlo Ancelotti. Italiani e pëlqente si lojtar dhe e njihte, kështu që kolumbiani luajti 21 ndeshje në Premier League dhe shënoi 6 gola.

Me ikjen e Ancelottit u emërua trajner Rafa Benitez, i cili nuk e kishte në plane dhe James kaloi te Al Rayyan në Katar. Së fundmi ai ka folur hapur për largimin nga Everton.

“Do të kisha dashur të qëndrojë tek Evertoni është për më shumë kohë. Është një klub spektakolar, fansat janë të pabesueshëm, por u përballa me një trajner që nuk donte të më llogariste. Doja të qëndroja atje. Fatkeqësisht trajneri nuk donte të më llogariste”, ka deklaruar James Rodriguez.