14:29 / E Premte, 02 Qershor 2023 / A. M.

“Nuk mujte me mbrojtë flamurin, e zhvendose në katin e dytë në Leposaviq” – Tahiri i AAK-së i drejtohet Kurtit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri gjatë seancës plenare në Kuvend ka folur rreth situatës në veri.

Sipas tij Kurti nuk ishte i gatshëm ta mbrojë flamurin e Kosovës edhe pse e vendosi në veri.

“Po e ke vendos një flamur aferim për vendosjen e flamurit, të nesërmen je shku e ke qu një katë ma nalt se s’mundesh me mbrojt”, u shpreh ai.

Sipas tij kjo vetëm sovranitet nuk është, ky është një eksperiment që e dëmton shtetin e Kosovës.