15:00 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / LB

“Nuk mundem më”/ Selena Gomez mbyll Instagramin

Presioni në rrjetet sociale ndaj figurave publike shpesh herë ka rezultuar problematik dhe i dëmshëm për këta të fundit.

E fundit është Selena Gomez.  Ajo ka qenë një nga këngëtaret që ndau shqetësimin dhe dhimbjen e saj për atë që po ndodhte mes Izraelit dhe Hsmasit.

“Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj çdo grupi, është e tmerrshme. Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët, dhe të ndalojmë dhunën përgjithmonë”, shkroi ajo përmes një postimi.

Megjithatë, ajo ishte gjithashtu e vetëdijshme se kjo nuk do t’i ndihmonte askujt, pavarësisht se sa shumë u përpoq.

“Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të gjithë. Thjesht nuk mund të duroj të lëndohen njerëz të pafajshëm. Kjo është ajo që më bën të sëmurë. Do të doja të mund ta ndryshoja botën. Por një postim nuk do të bëjë atë”, shtoi ajo.

Kritikat që ka marrë, kanë bërë që ajo të merr një vendim.

“Do të bëj një pushim dhe do të fshij Instagramin tim. Kam mbaruar. Nuk mbështes asnjë nga ato që po ndodhin”, ka shkruar ajo.