75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / G T

Nuk ndodh si në Superkupë, Juventusi mposht Milanin në Serie A

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore në derbin e javës së 21-të në Serie A ndaj Milanit me shifrat 2:0.

Në pjesën e parë nuk pati asnjë gol, kurse në të dytën u shënuan dy, shkruan Indeksonline

Ishte minuta e 59’të, ku Mbangula shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Pas katër minutave, Weah shënoi edhe golin e dytë.

Me këtë fitore Juve shkon në kuotën e 37 pikëve në pozitën e 4-të në Serie A, kurse Milani mbetët në pozitën e 8-të me 31 pikë./Indeksonline/

Image