21:40 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Nuk përmbahen tifozët e Dritës, e quajnë UEFA-n raciste për vendimin e fundit

Tifozët e Dritës kanë reaguar menjëherë pasi klubi i tyre njoftoi se janë larguar nga Liga e Kampionëve.

Kështu, UEFA vendosi që të merr vendimin e fundit që skuadra e Dritës ta humb ndeshjen në tavolinë ndaj klubit nga Irlanda Veriore, Linfield, shkruan IndeksOnline

Reagimi i “Intelektualve” ka qenë i menjëhershëm, ku e kanë quajtur mes tjerash UEFA-n, raciste dhe sistem mafioz.

Reagimi i plotë i tifozëve të Dritës:

“Kur ne dje reaguam me këtë mesazh, rreth shtyerjes së pakuptimtë të ndeshjes Drita-Linfild, u kritikuam e i pamë shum opininone në mbrojtje të uefas, me preteksin se ne po e dëmtojmë imazhin e klubit në arenën evropiane!

Por, vetëm një ditë më vonë, qëndrimi ynë si grupim doli të jetë shum i saktë. Uefa si në plotë raste tjera, edhe sot dëshmoi racizëm, dëshmoi standarte të dyfishta dhe sistem mafioz, që e ka karakterizuar gjithmonë. Uefa sot padrejtësisht i ndaloi rrugën klubit tonë të zemrës në Champions League, duke i dhënë në tavolinë fitoren ekipit kundërshtar. E gjitha ndodhi për vetëm dy lojtarë Bardhë e Kaltër pozitiv me Covid-19, gjersa kështu nuk u veprua në rastet me ekipet tjera.

Uefa është tmerri dhe e keqja më e madhe e futbollit. Ndërsa ne jemi gjithmonë në mbrojtje të Dritës tonë, të krenarisë tonë, me të cilën do jetojmë e do vdesim.

Jemi krenar edhe tani, pasi skuadra jonë u rikthye në shtëpi me kokën lartë, u rikthye duke mbrojtur dinjitetshëm ngjyrat dhe qytetin.

Do të jemi gjithmonë krenar e asnjëherë të turpëruar, me Dritën tonë të madhe dhe gjithmonë në mbrojtje e duke ngritur zërin ndaj gjitha padrejtësive e parregullsive që do i bëhen të vetmes dashuri që kemi!Ne jemi lojtari i 12-të i Armatës tonë Bardhë e Kaltër. Sot, nesër, përgjithmonë…• UEFA MAFIA • “.



Mos i humb