07:41 / E Martë, 19 Korrik 2022 / AR

Nuk po bllokon “materiale të ndaluara”, Rusia gjobit Google

Një gjykatë ruse e ka shpallur Google fajtore për një kundërvajtje administrative.

Sipas gjykatës, motori i kërkimit ka dështuar të kufizojë aksesit ndaj materialeve që “përmbajnë informacione të ndaluara në Rusi.”

Moska më pas vendosi një gjobë prej 10% ndaj kompanisë së të ardhurave vjetore të Google në vend.

Shuma është rreth 21.7 miliardë rubla, e llogaritur në rreth 360 milion dollarë.