14:57 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Nuk po i zë stadiumi, interesim i jashtëzakonshëm në Ligën e Parë (Foto)

Koha e mirë me dielë dhe e përshtatshme për futboll ka bërë që një stadium kosovar të mbushet plotë e përplot. 

Befasi është se ndeshja që mblodhi kaq shumë tifozët nuk është duke u zhvilluar në Vala Superligë, por në Ligën e Parë të Kosovës, raporton IndeksOnline. 

Në takimin Ballkani – Rahoveci, që ka nisur nga ora 14:00, shihet se tifozët “Xhebrailat” e kanë mbushur stadiumin e qytetit. 

Madje për shkak se tribuna u mbush “full”, disa tifozët po e shikojnë këtë ndeshje nga një pozitë tjetër. 

Këto pamje janë të mrekullueshme për futbollin vendor./IndeksOnline/