20:03 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Nuk po mund ta ndal askush në Premierligë, Liverpooli e gjen “babën” në Fa Cup

Liverpooli ka barazuar 2-2 në ndeshjen e Fa Cup kundër skuadrës nga Liga e tretë angleze, Shrewsbury.

Reds ishin në epërsi të dyfishtë, por vendasit më pas barazuan rezultatin, shkruan Indeksonline.

Golat për Liverpoolin i shënuan Jones në minutën e 15-të dhe Love (autogol) në minutën e 46-të.

Ndërsa të dy golat për Shrewsburyn i realizoi Cummings në minutën e 65-të dhe 75-të.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Anfield me 26 janar. /IndeksOnline/