11:17 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk shkarkohet Aida Dërguti

Aida Dërguti nuk është shkarkuar nga posti i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës. Për ta shkarkuar atë nga ky post kanë votuar 17 deputetë, kundër 26 ndërsa kanë abstenuar 48 deputetë.

Shkarkimin e Dërgutit e duan ish-kolegët e saj nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët kërkojnë që pas kalimit të saj në PSD, ky post i takon VV-së.

Në lidhje me këtë pikë të premten në seancën e kaluar ka pasur polemika të ashpra në mes të ish-shokëve të idealit Dardan Molliqaj që tash i përket PSD-së dhe Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje.