14:43 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

Nuk u ftua në EURO 2024, Bonucci vendos të pensionohet nga futbolli

Futbollisti italian, Leandro Bonocci do të largohet nga Fenerbahce në fund të sezonit dhe do të pensionohet nga futbolli aktiv.

37-vjeçari duket se ka shpresuar të jetë në listën e kombëtares italiane për Kampionatin Evropian, por nuk është ftuar nga Spalletti, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Bonucci do të shpall vendimin për pensionimin e tij gjatë javës së ardshme, pasi të kthehet në Itali.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Milanit, në janar u transferua te Fenerbahce nga skuadra e Union Berlinit, ku bëri 12 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/