18:58 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / Gj. Sh

Nuk u lejua të festonte me ish-shokët e Ballkanit, Albion Rrahmani përplaset me sigurimin (VIDEO)

Ish-futbollisti i Ballkanit, Albion Rrahmani është përplasur me sigurimin në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas.

”Lewandowski” i Kosovës, siç njihet ndryshe Rrahmani, pati një përplasje me sigurimin e ndeshjes Ballkani – Prishtina, pasi nuk u lejua të futet dhe të festonte titullin e Kupës së Kosovës me ish-shokët e tij.

IndeksOnline ka kapur momentin kur sigurimi nuk e lejoi Albion Rrahmanin, Albin Berishën dhe familjarë të futbollisteve suharekas të futen në fushë.

U dasht ndërhyrja e stafit të Ballkanit, për të lejuar të festoni së bahsku Kupën e Kosovës./IndeksOnline/