14:39 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Numër i madh policësh, pjesëmarrës në varrimin e Sami Thaçit

Në orën 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit zyrtarit policor, Sami Thaçi i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit, shkruan IndeksOnline.

E në nderim të të ndjerit, shumë kolegë e dashamirë janë mbledhur në varrezat e fshatit Shkarashnik të Malishevës.

Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë parë në vendin ku do të varroset kolegu i tyre.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni e gjithë hapësira është mbushur me policë të veshur me uniformë.

Sami Thaçi është pjesëtari zyrtar i 21 që dha jetën në krye të detyrës zyrtare.

Ai vdiq mbrëmë gjatë një aksioni antidrogë, në një shtëpi ku ka shpërthyer një bombë./IndeksOnline/