19:34 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Numërohen mbi 80 përqind e votave, ky është rezultati i tanishëm (Foto)

(I plotësuar, 20:04)-Janë numëruar mbi 82.54 përqind të votave.

Nga kjo përqindje e numërimit del që kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka rezultat 51.1 përqind kurse kandidati i AAK-së, ka 48.9 përqind, shkruan Indeksonline.

Nga ky rezultat del që Rugova po prinë me vetëm 200 vota më tepër./Indeksonline/

…………………..

Zgjedhjet në Istog, ky është kandidati që po prinë (Foto)

Pas mbyllje së vendvotime në komunën e Istogut, Komisioni Qendror Zgjedhor në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se nga rezultatet e para duke fituar është kandidati i LDK-së, Haki Rugova.

Sipas këtyre rezultateve del që kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka rezultatin nga 50.5 përqind kurse kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka 43.8 përqind, shkruan Indeksonline.

Pritet që pas disa orësh të KQZ të bëjë të ditura edhe rezultatet përfundimtare nga kjo komunë, të cilat mund edhe të ndryshojnë./Indeksonline/