75 Mall Live Search
23:42 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Numërohen mbi 90 % e votave, këto janë rezultatet e referendumit në Maqedoni

Janë numëruar 96.38 për qind e votave të referendumit në Maqedoni, nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Sipas rezultateve të numërimit, nga 36.74 për qind e qytetarëve që kanë dalë në këtë referendum, 587.353 (91.34 %) kanë votuar pro, ndërsa 36.337 qytetarë (5.65 %) kanë votuar kundër.

Ndryshe, me përfundimin e këtij referendumi shumë qytetarë i janë gëzuar pjesëmarrjes së ulët, duke dalë e festuar para Kuvendit të Maqedonisë.

Por, në anën tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se marrëveshja e arritur me Greqinë, për ndryshimin e emrit, do të çohet për votim në Parlamentin e Maqedonisë./Indeksonline/