Numërohen rreth 20% e votave, këta janë deputetët më të votuar të Aleancës
Numërimi i votave për deputetë po vazhdon edhe sot. Sipas rezultateve të deritashme, kur janë numëruar rreth 20 për qind e votave, listës së kandidatëve më të votuar të AAK-së i prin Ardian Gjini, i pasuar nga Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj.
Në vendin e katërt renditet Besnik Tahiri, ndërsa i pesti është Bekë Berisha. Burim Ramadani mban pozitën e gjashtë, duke mbetur në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar të Aleancës.
Time Kadriaj vazhdon të jetë gruaja më e votuar në AAK, duke u renditur e shtata. Agim Çeku zë vendin e tetë, ndërsa pas tij renditen Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi, e cila mbyll dhjetëshen e parë të kandidatëve më të votuar të Aleancës.


