18:41 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / LB

Numërohen votat me kusht për komunën e Dragashit, rezultat i ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt të dielën (14 nëntor).

Në komunën e Dragashit LDK, ka fituar 121 vota, ndërsa PDK ka fituar 91 vota, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se pas numërimit të votave nga diaspora, LDK arriti ta përmbys rezultatin duke e mundur PDK-në.