23:43 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Numri i familjeve që jetojnë me social, i papërmirësueshëm tash e sa vite (Grafika)

Numri i familjeve që jetojnë vetëm më një social prej 170 euro për çdo vit po del të jetë i lartë.

Vetëm këtë vit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale janë regjistruar 27 mijë familje si raste sociale.

E gjendjen më të vështirë e bënë fakti që ky numër prej 27 mijë nuk po ndryshohet nga institucionet përkatëse, shkruan Indeksonline.

Edhe në vitin 2015, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar mbi 27 mijë, saktësisht 27,609 familje me gjithsej 115,231 anëtarë.

Kjo gjendje e mjerueshme ka vazhduar edhe në vitin 2016 . Sipas rezultateve të ASK-së, numri i familjeve që janë pjesë e skemës sociale është 26 mijë e 302 familje me gjithsej 107 575 anëtarë.

Këto statistika tregojnë gjendjen jo të mirë sociale dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës të cilët në mungesë të të ardhurave, bëhen pjesë e skemës sociale, shkruan Indeksonline.

Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, sa më i madh që të jetë numri i anëtarëve të familjeve si vijim./Indeksonline/