13:45 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Numri i gjobave të shqiptuara për ndotës të mjejdisit për gjashtë muaj

Janë shqiptuar 285 Gjoba Mandatore për ndotësit e mjedisit gjatë muajve Mars-Gusht 2022.

“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka bërë monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore si dhe të Rregulloreve Komunale për Mjedis.

Gjatë periudhës kohore Mars-Gusht 2022 janë shqiptuar 285 gjoba mandatore nga inspektorët komunal në 24 Komuna. Më së shumti gjoba janë shqiptuar në Komunën e Mitrovicës, gjithsej 60 gjoba. Komunat Podujevë, Istog dhe Mamushë nuk e kanë shqiptuar asnjë gjobë për këtë periudhë kohore, ndërsa Komuna e Fushë Kosovës nuk e ka dërguar numrin e gjobave të shqiptuara.

Përveç Gjobave Mandatore disa nga komunat kanë dërguar fletëparaqitje për Gjykatë, Procese Verbale dhe Kërkesa për Gjykatë në kuadër të çështjeve mjedisore.

“Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim dhe falënderon inspektorët komunal të mjedisit për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në ndarjen e të dhënave me qëllim që përmes raportimeve të Gjobave Mandatore të vetëdijësojë ndotësit në mënyrë që të krijohet një mjedis sa më i pastër në gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të e rrisin kujdesin për mjedisin, sidomos për pronat publike.

Së bashku për një mjedis më të pastër!

Më poshtë gjejeni tabelën me numrin e gjobave për secilën komunë