08:49 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Nusja 21-vjeçare mbyti vjehrrën dhe u rrëfye te hoxha, si u zbulua krimi pas 1 viti

Lirije Lami, 30 Prillin e vitit të shkuar u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, në ish-Frutikulturë të Kamzës. Vdekja e gruas 48-vjeçare u raportua qllimisht si infarkt. Por në fakt nuk ishte kështu dhe hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda zbuluan se ajo ishte vrarë nga nusja e saj.

Këta të tre u arrestuan pasi sipas policisë ishin në dijeni të krimit dhe nuk kishin treguar për të.

Pasi i kishte hedhur fostoksinën në ushqim, e reja u tremb se nuk do t’ia arrinte qëllimit dhe e mbyti 48-vjeçaren me një shall. Mësohet se pas ngjarjes, e cila u konsiderua si vetëvrasje, 21-vjeçarja e rrëfeu krimin te hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit e kishte regjistruar në audio rrëfmin, por nuk e raportoi në polici. Hoxha njoftoi bashkëshortin e viktimës, Agim Lami, si dhe kushëririn e tij, Arben Saliu. Megjithëse shtatzënë, nusen e larguan nga shtëpia, por nuk e denoncuan krimin.

Pas kërkesës së prokurorisë, Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të lërë në burg 21 vjeçare, autore të krimit, por edhe 3 personat e tjerë që kishin dijeni për ngjarjen.