16:15 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nusja çmendet ditën e dasmës, rrah të ftuarin (Video)

Dasmat në Indi kanë disa zakone të cilave duhet t’u nënshtrohet çifti i ri, e që janë nga më të ndryshmet.

Një nuses nuk i ka pëlqyer gjesti i një mysafiri, duke bërë gjeste të pakontrolluara, transmeton Indeksonline.

Në momentin kur nusja duhej t’i vinte burrit rreth qafës një qafore të bërë me lule, atë e kap dikush papritur.

Ishte njëri nga mysafirët që e hipi më lart nusen në mënyrë që ta kishte më të lehtë ti vinte qaforen burrit, por ajo nuk  e mirëpriti gjestin.

Kur e uli në tokë, nusja iu kthye mysafirit duke e goditur me shuplakë, derisa të gjithë të tjerët mbetën të habitur. /Indeksonline/