10:54 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nusja dëshiron të largoj motrën e saj nga shoqëruesja, vetëm pse është shtatzënë

Nusja e pakënaqur ka thënë se ajo nuk dëshiron që motra e saj shtatzënë të jetë në mesin e shoqërueseve të nuses, në ditën e saj të dasmës.

Ajo thotë se ia ka bërë që moti të qartë motrës së saj dhe shoqërueseve të tjera se nuk dëshiron që asnjëra nga to të jetë shtatzënë kur ta shoqërojnë për martesë.

“I informova se unë nuk dua që shoqërueset e mia të duken të trasha në natën time të rëndësishme dhe kjo ishte preferenca ime personale”, ka shkruar nusja anonime në një postim, në një grup në Facebook.

“Tash është muaji shkurt dhe ajo më thotë se është shtatzënë, që do të thotë se do të jetë tetë muaj gjatë ditës sime të madhe”, ka shkruar ajo.

Situata ka lënë nusen të humbur duke mos ditur se cfarë të bëj pasi e ka të vështirë të largoj motrën e saj nga grupi, por në anën tjetër thotë se ajo ka qenë gjithmonë dëshira e saj e preferuar./Indeksonline/