18:11 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nusja me dasmë dyjavore, mysafirët duhet të shpenzojnë 1 mijë dollarë

Kërkesa tronditëse e nuses që mysafirët të shpenzojnë 1.000 dollarë për të marrë pjesë në martesën e saj dyjavore ka befasuar të gjithë.

Shumica e çifteve janë jashtëzakonisht mirënjohës nëse të dashurit e tyre pajtohen dhe kanë mundësi të jenë pjesë e martesave të tyre.

Dasma mund të jetë e shtrenjtë, sidomos nëse nusja dhe dhëndri  vendosin të kenë dasmën jashtë vendit dhe me përgatitje të detajuara, transmeton Indeksonline.

Shumica e çifteve kuptojnë se disa nga të dashurit e tyre mund të mos jenë në gjendje të marrin pjesë në ditën e tyre të madhe nëse lokacioni i dasmës është larg dhe mbahet jashtë vendit.

Por, një nuse ka marrë guximin ta bëjë një hap të madh, duke menduar ta ketë një dasmë dyjavore. Kështu ka ‘goditur’ në mysafirët, të cilët kanë rënë dakord të shpenzojnë më shumë se 1.000 dollarë për të marrë pjesë në martesën e saj.

Ajo gjithashtu ka mërzitur familjen e saj duke kërkuar që t’ia blejnë asaj një ‘dhuratë të mirë’.

Një nga mysafiret tregoi historinë e prindërve të saj për të parë se çfarë mendonin mysafirët e tjerë.

Ajo shkroi: “Do të shkojmë në një dasmë jashtë vendit vitin e ardhshëm (nuk do të vendosim shumë detaje si shëtitje) dhe është lënë të kuptohet se ne pritet të blejmë një dhuratë të ‘bukur’ të dasmës.”/Indeksonline/.