15:41 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nusja përshpejtoi martesën që qeni i saj i sëmurë të mund të ishte në ditën e dasmës

Një grua përshpejtoi martesën e saj në mënyrë që qeni i saj të mund të ishte në festën e saj të jetës, pasi ai u diagnostikua me kancer terminal.

Estelle Harris 34 vjece, nga Moira, Derbyshire, kishte vendosur të martohej me të dashurin e saj Danny në maj të vitit 2019, por planet e saj ndryshuan kur qeni i saj besnik Bruce u sëmurë para Krishtlindjeve.

Qeni, të cilit Estelle i referohet atij si “biri i saj me katër këmbë”- u diagnostikua me një kancer agresiv të gjakut pasi u zbulua një tumor me madhësinë e grejpfrutit.

Mjekët thanë se ai do të jetonte më së largu nga një deri në katër muaj, prandaj Estelle vendosi të ndryshojë datën e martesës duke e bërë atë brenda tre jave me një kosto prej 600 funte, kështu qeë ai mund të ishte i pranishëm në ditën e vecantë të tyre.

Estelle, e cila thotë se e do qenin e saj si një fëmijë, shpjegoi: ‘Të ishte Bruce me mua në ditën e dasmës ishte gjëja më e rëndësishme’.

Edhe pse shëndeti i Bruce aktualisht është i keq, ai është ende gjallë, duke lejuar Estelle të gëzojë javët e para të martesës së saj me kafshën e saj të dashur nga ana e saj./Indeksonline/