21:17 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / A. A

Nuza licencohet si instruktor i VAR-it në FIFA

Genc Nuza është gjyqtari i parë nga Kosova që kishte marrë stemën e FIFA-s.

Ai ka bërë të ditur që ka marrë licencën si instruktor i sistemit VAR.

“Unë së bashku me disa kolegë të mi, tash jemi të çerfitikuar si instruktorë të FIFA-së për VAR. Në Kosovë po punohet për ta implementuar këtë sistem dhe së shpejti do të aplikohet” deklaroi Nuza.

Ndryshe, Nuza muajin e kaluar referoi miqësoren mes Turqisë dhe Azerbajxhanit.

/Indeksonline/