16:32 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nwabueze: Do të shënojë edhe më shumë për Dritën

​Kyrian Nwabueze është shprehur i lumtur për debutimin me gol në Ipko Superligë.

Drita e ka mposhtur 3-1 në derbi Gjilanin.

Në këtë ndeshje e gjeti golin edhe transferimi i ri, Kyrian Nwabueze, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 71’, kurse golat tjerë u shënuan nga Ardian Limani dhe Erion Vucaj.

Pas ndeshjes, Nwabueze tha se është i lumtur për golin dhe fitoren në ndeshjen debutuese në Superligë, derisa premtoi edhe më shumë.

“Jam i lumtur për fitoren, e kemi ditur si ti qasemi lojës, kemi luftuar shumë dhe arritëm të fitojmë”.

“Unë jam këtu për të shënuar gola dhe besoj se do të shënojë edhe më shumë për Dritën, kam besim”, shtoi ai.