Nxemjet e fundit të futbollistëve kosovar para ndeshjes së shumëpritur
Futbollistët e Kosovës tashmë kanë dalur në fushën e lojës para ndeshjes me Ishujt Faroe.
Djelmoshat e Bernard Challandes janë duke i kryer nxemjet e fundit para fillimit të ndeshjes.
Ndeshja, që do të zhvillohet në ”Fadil Vokrri” ka marrë interesim të jashtëzakonshëm, shkruan IndeksOnline.
Biletat për këtë ndeshje janë shitur pothuajse brenda një dite, duke treguar edhe njëherë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje.
Përndryshe, pas barazimit në Baku, Kosova do ta synojë sonte fitoren e parë ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/