14:10 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nxënësi nga Ferizaj hedh gaz lotsjellës në klasë

Në rrugën Gjon Serreqi në Ferizaj, në mëngjesin e djeshëm është arrestuar një i mitur pasi gjatë pushimit të shkollës ka hedhur gaz lotsjellës.

Ky gaz lotsjellës ka shkaktuar djegje të syve dhe kollitje.

Sipas raportit të policisë pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.