75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Nxënësit e klasës së dytë po e mësojnë gabim domethënien e 8 Marsit (Foto)

Deri sa 8 Marsi kudo në botë njihet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas” në librin e lëndës mësimore “Gjuha Shqipe” të klasës së dytë me të cilën mësojnë nxënësit e shkollave fillore shkruhet se 8 Marsi është “Festa e Nënës”, shkruan Indeksonline.

Ndërsa për shkak të këtij gabimi, një mësuese është detyruar që ta korrigjoi me stilolaps këtë gabim dhe u ka treguar nxënësve të saj që 8 Marsi është megjithatë “Dita e Gruas”.

Ndryshe ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Ndërsa “Dita e Nënës”, shënon më 14 maj për nder të nënës, ndikimit të nënës në shoqëri, lidhjet e fëmijëve me nënën dhe vlerën e saj./Indeksonline/