Nxënësit vazhdojnë të mos shkojnë në shkolla, greva e nisur më 14 janar vazhdon edhe sot
Greva në arsim e cila filloi më 14 janar të këtij viti, do të vazhdojë edhe sot, deri në një vendim tjetër të SBASHK-ut.
Ky vendim i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë erdhi pas refuzimit të ofertës së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj për rritje të pagave për këtë vit, duke llogaritur kështu 20 milionë euro për të gjithë mësimdhënësit sa janë në Kosovë.
Pavarësisht ofertës së bërë nga Haradinaj që koeficienti të ngritet prej 0.2 për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, greva do të vazhdojë.

Kjo gjë u bë e ditur nga SBASHK-u, duke thënë se oferta në fjalë nuk i plotëson kërkesat e tyre.
“Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhej ndër të tjerash në njoftimin e SBASHK-ut.
Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bashkë me ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi zhvilluan një takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, por që doli të mos rezultojë i suksesshëm.
Nxënësit vazhdojnë të humbin mësimin edhe për disa ditë me radhë, si pasojë e kësaj greve kërkesat e të cilëve pas refuzimit të ofertës së mbrëmshme sipas Haradinajt, vështirë se do të plotësohen.

Kurse janë shumë kryetar të komunave të cilët mbrëmjen e kaluar kanë apeluar tek mësimdhënësit që të rifillojnë mësimin, në mënyrë që nxënësit të mos humbasin më tepër. Përpos apeleve të bëra nga shumë udhëheqës komunash, ishte komuna e Junikut e cila njoftoi se mësimi në këtë anë fillon sot me orar të paraparë për gjysëmvjetorin e dytë./Indeksonline/
https://indeksonline.net/kjo-do-te-jete-rritja-e-pagave-per-cdo-mesimdhenes-ne-kosove/
https://indeksonline.net/zyrtare-sbashk-u-nuk-pranon-oferten-e-haradinajt-vazhdon-greva-ne-arsim/