10:47 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nxirret nga ujërat e lumit Drin shqiptari i pajetë, policia jep të dhënat e para

Polumbarët dhe forcat e policisë së Shkodrës kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e lumit Drin në Shkodër, personin që u mbyt mëngjesin e sotëm.

Por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës. Policia jep të dhënat e para për qytetarët që të mund të bëjë identifikimin.

Sipas policisë viktima mbante të veshur një xhaketë të zezë, pantallona të zeza dhe është rreth 65 vjeç.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se është një banor i lagjes “Bahçallëk”.

Temat: