12:53 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

OAK-ja, kërkon nga Qeveria që të marrë masa për shtyrjen e kredive

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që  të marrë masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive.

“OAK-ja përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë për masat mbrojtëse dhe kërkon që të këto masa të merren edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.

Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e mëhershme kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive.

Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të marrë masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive, ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjendet mënyra e kompensimit të tyre”, thuhet në komunikatë./IndeksOnline/