13:28 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Obiliqi miraton kërkesën e FFK-së

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Obiliqit të mbajtur sot, ndër pikat e rendit të ditës, ka qenë edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për dhënien në shfrytëzim për 25 vjet të kompleksit sportiv “Agron Rama”, FFK-së.

Me 19 vota për dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit Komunal miratuan këtë kërkesë e cila do t’i hapë rrugë investimeve fillestare në vlerë prej 3 milionë euro.

Pas aprovimit të kësaj kërkese, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, u shpreh i kënaqur me këtë vendim të KK-së dhe me investimin e UEFA-s që do të bëhet në këtë kompleks sportiv, veçanërisht e falënderoi kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri shtytjen që i ka dhënë këtij investimi kaq të rëndësishëm.

Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u nda i kënaqur me këtë vendim, njëkohësisht e falënderoi kryetarin e Komunës së Obiliqit për angazhimin e tij të vazhdueshëm në tërheqjen e këtij investimi.

Temat: