19:06 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Objekti i Qendrës së re të Paraburgimit në Hajvali po dëmtohet (Foto)

Sipas organeve të drejtësisë është duke u punuar vazhdimisht në Kosovë që Qendrat Korrektuese në Kosovë të kenë kushte sa më të mira për të gjithë të burgosurit.

Në këto rrethana, në vend janë ndërtuar edhe shumë burgje të reja. Por një ndër ato Qendra të Paraburgimit që është ndërtuar dhe po dëmtohet menjëherë është ajo në Hajvali-Prishtinë.

Një fotografi e dërguar në redaksinë e Indeksonline tregon qartë se në çfarë mënyrë po shkatërrohet objekti i një pjese të burgut. Ndryshe kjo Qendër e Paraburgimit ishte diskutuar shumë pasi gjendet ngjitur me objektet e banimit për familjet skamnore./Indeksonline/