09:23 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përleshje në Hajvali, therret me thikë një 16 vjeçar

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar një përleshje fzike ka ndodhur në Hajvali të komunës së Prishtinës. Me këtë rast një 16 vjeçar është therrur me thikë.

Viktima në fjalë është  dërguar për tretman të menjëhershëm mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.

Poashtu Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, tre prej të cilëve janë liruar pas intervistimit. I dyshuari katërt në këtë rast është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person për veprën lëndim i rëndë trupor

Prishtinë, 13 shtator 2018 – Mbrëmë rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Hajvali të Prishtinës, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima:

> E.B, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me rastin në fjalë policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, tre prej të cilëve janë liruar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa i dyshuari i katërt :

> A. Sh, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën lëndim i rëndë trupor (therje me thikë) është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.