75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Oblak ”tallet” me gjyqtarët pas barazimit me Real Madridin

Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos, përfundoi me barazim 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone kishte epërsinë pas golit të shënuar nga Jose Maria Gimenez, por mbretërit morrën një pikë falë 18-vjeçarit Alvaro Rodriguez i cili shënoi në minutën e 85-të, shkruan IndeksOnline.

Atletico nga minuta e 64-të luajti me një lojtar më pak, pasi gjyqtari Gil Manzano, ndëshkoi me karton të kuq Angel Correa pasi goditi me bërryl Rudigerin.

E për këtë episod, portieri Jan Oblak, pas ndeshjes u tall me vendimin e gjyqtarit, ku tha se në ndeshjen tjetër do të nisin me 10 lojtar.

“Të gjithë e panë përsëritjen dhe kushdo ka mendimin e tij për episodin, unë mendoj se nuk ishte për të kuqe. Në derbit e fundit jemi ndëshkuar gjithnjë me të kuqe. Mendoj që në ndeshjen e radhës ta nisim vetë me një lojtar më pak. Unë dua që të flitet më shumë për futboll se sa për episodet, por kohët e fundit ato janë shtuar shumë.

Ishte ndeshje e vështirë sepse mbetëm me një lojtar më pak, gjithsesi gjetëm golin por ata na barazuan. Në fund duhet të kënaqemi me një pikë. Skuadra reagoi mirë pas të kuqes dhe u mbrojt në mënyrën e duhur”, u shpreh Oblak./IndeksOnline/