08:28 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Oborri i Komunës së Podujevës vërshohet nga qentë endacak (Foto)

Qentë endacak vazhdojnë të paraqesin problem për qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës. Ata shihen kudo në rrugë, duke paraqitur kështu edhe rrezik për kalimtarët.

Lexues të portalit Indeksonline nga Podujeva kanë dërguar fotografi ku shihen disa qenë.

Grupi i qenve sipas fotove qëndron pa u penguar në oborrin e Komunës së Podujevës.

Qytetarët janë ankuar se nuk po mund të ecin qetë andej, ndonëse nuk ka pasur ndonjë rast të sulmit nga qentë.

Kujtojmë se muaj më parë Qeveria kishte njoftuar se do të luftohet kjo dukuri, duke shpërndarë buxhet për secilën komunë. /Indeksonline/