11:35 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

O’Conell tregon qëndrimin e Britanisë për korrigjimin e kufijve, merr një zemër nga zyrtarja e Pacollit

Vazhdon të jetë aktiv në përgjigjet e tij në Facebook, ambasadori britanik në Kosovë, O’Conell.

I pyetur për qëndrimin e shtetit të tij në idenë për korrigjimin e kufijve, O’Conell ka thënë se pozita e Britanisë nuk ka ndryshuar që nga viti 2005, duke aluduar në qëndrimin kundër kësaj ideje, shkruan Indeksonline.

“Pse po pyetni kur ju e dini qendrimin e Britanise. Pozita jone nuk ka ndryshuar qe nga viti 2005” përgjigjet ambasadori.

Por, përgjigja e tij e ka magjepsur zyrtaren e lartë të AKR-së, Myzejene Selmanin. Myzi i ka reaguar ambasadorit me një zemër në këtë koment./Indeksonline/

Temat: