16:34 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

O’Connell: Zyrtarët nuk duhet të mendojnë për përfitimet personale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka deklaruar se prokurimi publik në Kosovë përballet me sfida të ndryshme duke shtuar këtu të skandalet e njëpasnjëshme korruptive dhe akuza për kontrata të fryra, që vinë si mungesë e vullnetit politik për t’i ndaluar.

O’Conell i bëri këto komente me rastin e nënshkrimit të memorandum bashkëpunimi me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit, me qëllim të rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në procesin e prokurimit, ku ambasadori tha se me këtë projekt arrijnë të fuqizojnë qytetarët për mundësinë e kërkimit të llogaridhënies.

“Jemi krejt dëshmitar të skandaleve të njëpasnjëshme korruptive dhe akuza për kontrata të fryra dhe prokurimit publik në Kosovë. Kur është në pyetje një punë private njerëzit mund të vendosin qysh e duan… për arsye çfarë duan, kur zyrtarët marrin vendime për qytetarët e Kosovës ata duhet të mendojnë për interesin e qytetarëve se si të shpenzojnë fondet publike dhe jo për përfitimet e tyre personale…. Faktori i parë është vullneti politik, faktori që ka munguar dhe që kanë lejuar korrupsionin, është mungesa e vullnetit politik, strukturat janë në një mënyrë zyrtarisht të pavarur nga ndikimet politike, por kjo nuk do të thotë që janë të pavarura. Por, shpresoj që pjesëmarrja e dy ministrave dhe pranimi i monitorimit tregon që mund të ekzistojë ky vullnet politik që është faktor kryesor “,shtoi O’Conell”, shtoi O’Conell.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se tash është më e lehtë qasjen në dokumente zyrtare.

i i këtij memorandumi sot është njëra nga dëshmitë që gjithë ajo që është për publikun dhe që nuk sanksionohet ndryshe nga ligjet e vendit tonë do të jetë e hapur dhe e çasshme për të gjithë. Prandaj edhe një herë faleminderit për këtë mundësi”, tha Lekaj.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili u shpreh se kjo ministri është munduar që të ndalojë keqpërdorimin e parasë publike, dhe një gjë e tillë sipas tij është vërejtur.

“Korrupsioni ka bërë që shumë aspekte të paktën si në Ministri të Shëndetësisë por flas edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë që shërbime të shumta mjekësore të mos ipen.. për shkak që buxheti është shpenzu dhe mos të ketë barna të mjaftueshme”, u shpreh Ismaili.

Temat: