22:57 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

O’Connell: Ëndërroj të bëj për vendin tim sa 1% që bënë Vokrri e Kuka për Kosovën

Kosova e ka përfunduar lojën me Azerbejxhanin duke shënuar fitore me rezultat  të thellë 4:0.

Këtij lajmi i janë gëzuar tej mase qytetarët por edhe figurat politike, transmeton Indeksonline.

Ambasadori Britanik, Ruairi O’Connell pas përfundimit të lojës ka shkruar një status të veçantë.

Ai ka thënë se ëndrron të bëjë për vendin e tij 1% e asaj çka kanë bërë Fadil Vokrri e Driton Kuka për vendin e tyre (Kosovën).

“Ëndrra ime është të bejë për vendin tim 1% ç’ka kanë bëre Fadil Vokrri dhe Driton Toni Kuka për vendin e tyre”, ka shkruar O’Connell në facebook./Indeksonline/

 

Temat: