14:11 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Oferta marramendëse e PSG-s për Ivan Rakitic

Barcelona mund të mbesë pa Ivan Rakitic, i cili mund të transferohet te Paris Saint-Germain këtë verë – por jo si shkëmbim me Adrien Rabiot.

Klubi katalunas e pëlqen lojën e Rabiot, dhe shpreson se mund të arrijë marrëveshje me francezin tani.

Por, kroati, Rakitic, duket se do të largohet nga ”Camp Nou” në drejtim të Parisit, transmeton IndeksOnline.

E përditshmja, SPORT, shkruan se ndonjë marrëveshje për 30-vjeçarin nuk do ta përfshijë në ofertë Rabiotin.

Sipas gazetës në fjalë, PSG nuk është e interesuar për largimin e 23-vjeçarit, i cili është zhvilluar në akademinë e klubit.

Para kësaj, Paris Saint-Germain ka bërë gati 100 milionë euro për transferimin e Rakitic duke shpresuar në finalizimin e marrëveshjes./IndeksOnline/