13:37 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / B O

Oferta për Lazion, Muriqi të shkëmbehet me mbrojtësin holandez

Largimi i Vedat Muriqit nga Lazio pritet të jetë i pashmangshëm në janar. Sulmuesi kosovar nuk ka bindur asnjëherë këtë sezon dhe Sarri nuk ka besim më në të.

Galatasaray i ka bërë ofertë Lazios për Muriqin. Gjiganti turk ka ofruar mbrojtësin holandez, Van Aanholt për të marrë shërbimet e Muriqit.

Këtë ofertë Gallata e ka bërë pasi Igli Tare ka pyetur ata për mbrojtësin e krahut.

Lazio ka gjetur pasuesin e Muriqit pasi do të zyrtarizojë largimin e kosovarit. Erik Botheim i Bodo Glimt është top synimi i skuadrës romake për afatin e janarit./Indeksonline/