11:10 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Ofertat e punës për në BE që po bëhen përmes mesazheve, rrezikojnë privatësinë

Kompani të ndryshme në vendin tonë përmes mënyrave të ndryshme po iu bëjnë thirrje qytetarëve për ofertat e tyre për punë në vendet e Bashkimit Evropian, veçmas në shtetin e Gjermanisë.

Shumë personave këto oferta po iu bëhen përmes mesazheve në telefona mobil, pavarësisht se kjo cënon privatësinë dhe është jo e ligjshme, përcjellë Indeksonline.

Në rrjete sociale vet qytatetarët kanë postuar këto mesazhe duke treguar se si kanë pranuar thirrje të tilla për punë.

E kjo sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj paraqet rrezik në të dhënat personale.

Ai në llogarinë e tij Facebook ka shkruar se ky lloj marketingu është shqetësues në aspektin e privatësisë.

“Privatesia e rrezikuar!
Ky lloj i marketingut te drejperdrejt mjafte shqetuese nga aspekti i privatesise. E para, ka te dhenat personale, me gjase te sigurura jo ligjshem. E dyta, ky eshte nje maketing i dretperdrejt i cili bie ndesh me dy parime. Parimin e dhenjes se pelqimit paraprak. Dhe e dyta, mundesis se refuzimit, apo te terheqjes se pelqimit!
”, ka shkruar Hoxhaj.

Kujtojmë se brenda pesë viteve, mbi 170 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa ambasadat në vendin tonë çdo ditë janë të stërmbushura nga pritjet e të rinjve për t’u poseduar me vizë./Indeksonline/